Guardiola krenohet edhe në humbje

PUBLIKUAR

Adhuruesit e Bayernit shpresonin se skuadra e tyre do t’i fitoj të gjithë titujt e mundshëm, por ata janë eliminuar nga Kupa e Gjermanisë.

Rekordmenët e Gjermanisë u mposhtën në shtëpinë e tyre nga rivali Borussia Dortmund nëpërmjet penalltive në kuadër të gjysmëfinales.

Trajneri i bavarezve, Pep Guardiola ka thënë se është krenar me lojtarët e tij edhe pse ata dështuan për të shkuar në finale e madhe.

“Nuk kam qenë kurrë më krenar për këtë skuadër. Nuk mund të kritikohet një skuadër, kur luan kaq mirë. Ne bëmë gjithçka kishim mundësi dhe jam i lumtur me këtë gjë”.

“Ne luajtëm mirë dhe patëm probleme vetëm për 15 minuta, pasi u fut Mkhitaryan në lojë. Nuk kemi luajtur kurrë kaq mirë kundër Dortmundit, që kur kam ardhur në Gjermani. Urime Dortmundit dhe i uroj fat në finale”, tha Guardiola. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...