Menaxheri i Manchester Cityt ka dhënë një lajm jo të mirë për fansat e Manchester Cityt para ndeshjes çerekfinale kundër Liverpool
Sipas tij, sulmuesi kryesor i kësaj skuadre pritet që të mungojë në ndeshjen kundër Liverpool.
Pep ka treguar se bëhet fjalë për lëndimin e gjurit që i është përsëritur lojtarit nga muaji i kaluar.
Megjithatë, Guardiola ka thënë se Aguero mund të rikthehet në përballjen kundër Manchester United, e cila ndeshje mund t’ja jep titullin e Premier Ligës skuadrës nga Manchesteri.
Man City përballet me Liverpool të mërkurën në kuadër të çerekfinalës së Ligës së Kampionëve. /GazetaExpress/





