Guardiola: Jam i lumtur që Valverde po qëndron në Barcelonë, ka bërë shumë punë të mirë

PUBLIKUAR

Pep Guardiola i ka ofruar përkrahje trajnerit shumë të kritikuar të Barcelonës, Ernesto Valverde, duke pohuar se spanjolli ka bërë punë të mirë me skuadrën.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka bërë tashmë të qartë se Valverde do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës përkundër se pati një përfundim tejet zhgënjyes të sezonit, transmeton Gazeta Express.

E Guardiola është i lumtur që homologu i tij nuk do ta humbasë punën por do ta vazhdojë projektin.

“Përveç marrëdhënieve shumë të mira që ne i kemi, Ernesto është spektakolar”, tha trajneri i Manchester City të dielën.

“Ai ka bërë punë shumë të mirë. Ai e humbi Ligën e Kampionëve, si të gjithë ne. Ai e drejton një ekip me të cilin i ka fituar dy tituj radhazi në ligë dhe luan futboll të mirë. Jam i lumtur që po qëndron”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...