Guardiola: Jam i dashuruar në Marco Verrattin

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se e dashuron Marco Verrattin, pasi mesfushori italian shkëlqeu duke i ndihmuar Paris Saint-Germainit ta mposhtur skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve të martën.

Verratti dhe PSG-ja fituan 2:0 ndaj City në Parc des Prices falë golave nga Idrissa Gueye dhe Lionel Messi, raporton Gazeta Express.

Megjithëse ishte Messi që e shënoi golin e parë për klubin e tij të ri, ishte bashkëlojtari i tij Verratti ai që vërtet ia rrëmbeu zemrën Guardiolës me paraqitjen e tij në mesfushën parisiene.

Dashuria e Guardiolës për Verrattin

“Unë jam i dashuruar në të. Ai është i jashtëzakonshëm”, tha Guardiola për Verrattin pas ndeshjes.

“Madje edhe nën presion, ai ia del t’i bëjë ato pasime që ia mundësojnë mesfushës të jetë e lirë”, shpjegoi ai.

“Ai nuk është lojtar që bën pasime të gjata, por gjithmonë mund të llogaritësh në të për ndërtimin e ndeshjes”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...