Guardiola insiston për Mahrezin

PUBLIKUAR

Guardiola ende e do Riyad Mahrez.

Riyad Mahrez ishte shumë afër transferimit në Etihad Stadium te Manchester City, por gjithçka dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit. Megjithatë, ëndrra mund t’i realizohet anësori të Leicester City.

Kështu raporton “The Mirror”, sipas të cilës – Pep Guardiola ende është i interesuar për 27 vjeçarin, që mund ta forcojë sulmin e Citizens për sezonin e ardhshëm e që objektivi numër një pritet të jetë, Champions League.

City ka përgatit 60 milionë euro për talentin e Algjerisë.

Mahrez është pjesë e Leicester City që nga viti 2013. Ai ka bërë 174 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 46 gola. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...