Guardiola i kundërpërgjigjet ashpër dy ish-futbollistëve të Manchester Unitedit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Pep Guardiola i është përgjigjur komenteve të bëra nga ish-lojtarët e Manchester United, Patrice Evra dhe Dimitar Berbatov, lidhur me karakterin e Manchester Cityt.

Pas eliminimit të Manchester Cityt nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, Evra akuzoi Guardiolën se nuk ishte në gjendje të prodhonte lojtarë me personalitet, shkruan Gazeta Express.

Francezi gjithashtu tha se Guardiola transferoi yje të mëdhenj në “Etihad Stadium” vetëm për shkak të pagave që ofroheshin.

Kurse, Berbatov për eliminimin e “Qytetarëve” në Ligën e Kampionëve tha se skuadrës i mungoi mentalitet fitues.

Këtyre komenteve Guardiola iu kundërpërgjigj duke e përmendur finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2009, ku Barcelona fitoi 2:0 ndaj Manchester Unitedit.

“Përgjigja është kaq e lehtë. Është i njëjti personalitet dhe karakter që humbëm në Madrid në dy ose tre minuta e fundit. Ish-lojtarët specialistë si Berbatov dhe Patrice Evra, këta lloj njerëzish, ishin aty dhe unë luaja kundër tyre. Kur luaja kundër tyre nuk e pashë këtë lloj personaliteti kur i shkatërrova. Ne (Barça) i shkatërruam ata, në finalen e Ligës së Kampionëve”, tha 51-vjeçari.

“Në katër ndeshjet e fundit kemi shënuar 22 gola me personalitet të jashtëzakonshëm. Personaliteti është ajo që kemi bërë në pesë vitet e fundit. Kjo është e rëndësishme”, shtoi Guardiola.

Barcelona kishte shënuar fitore 3:1 edhe në finalen e vitit 2011 ndaj Manchester Unitedit. Guardiola ishte edhe në atë kohë trajner i katalunasve, teksa Evra ishte pjesë e “Djajëve të Kuq”.

Ndryshe, tani, Manchester City i udhëhequr nga Pep Guardiola është rrugës për t’u shpallur sërish kampion në Premierligë.

“Qytetarët” janë në pozitën e parë me 89 pikë, tri më shumë se Liverpooli i pozitës së dytë.

Deri në përfundim të sezonit kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe dy ndeshje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...