Guardiola elozhe për Wenger

PUBLIKUAR

Sipas Pep Guardiolas, trajneri i Arsenal, Arsene Wenger është gjithçka te ky klub.

Bayerni do të luajë kundër topçinjve në ‘Emirates Stadium’ në Ligën e Kampionëve, në një ndeshje shumë të vlefshme për të dy skuadrat.

Por trajneri i bavarezëve Guardiola, i ka kushtuar vëmendje të veçantë trajnerit të londinezëve Wenger që është në krye të kësaj skuadre që nga viti 1996.

“Njëzet vite në krye të një klubi është e pamundur. Wenger nuk është vetëm trajner, por edhe drejtor sportiv”.

“Ai e ka ndryshuar klubin. Ata luanin ndryshe para se ai të vinte këtu. Wenger është më shumë se trajner për këtë klub, ai është gjithçka”, ka nënvizuar Guardiola. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...