Guardiola e pranon se ishte afër largimit nga Manchester City

PUBLIKUAR

Pep Guardiola ka zbuluar se ishte afër largimit nga Manchester City në vitin 2020.

Klubi anglez ishte akuzuar për thyerjen e rregullave të Fair-Playit Financiar dhe UEFA kishte vendosur për përjashtimin e klubit nga garat evropiane, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, vendimi ishte anuluar pastaj dhe spanjolli vazhdon të jetë edhe sot në krye të “Qytetarëve”.

Guardiola ka treguar se çfarë kishte biseduar me krerët e klubit të Man Cityt.

“Unë u thashë atyre ‘nëse më gënjeni, të nesërmen nuk do të jem këtu, do të largohem dhe ju nuk do të jeni më miqtë e mi’, por unë i besoj 100% nga dita e parë”, tha ish-trajneri i Barcelonës e Bayern Munichit.

“Kur vendosim diçka (një sponsor) në fanellë, njerëzit thonë se është e paguar më tepër. Ata thonë se paratë kanë ardhur nga shteti dhe vende të tjera, por paratë janë të sakta”, ka deklaruar Guardiola.

52-vjeçari është trajner i Manchester Cityt që nga viti 2016. Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2023. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...