Guardiola e krahason Haalandin me Messin

PUBLIKUAR

Pep Guardiola e ka krahasuar Erling Haalandin me Lionel Messin.

Të dielën, Manchester City shënoi fitore 2:0 ndaj West Ham Unitedit në ndeshjen e parë për sezonin 2022/23 në Premierligë.

Dhe, të dy golat e fitores u shënuan nga Haaland. Megjithatë, në një intervistë pas ndeshjes, norvegjezi shprehu zhgënjimin që nuk mundi të bënte një het-trik, transmeton Gazeta Express.

“Është mirë, kjo më pëlqen”, tha Guardiola.

“Jam me fat që kam qenë trajner i Messit. Kur shënonte dy, donte të shënonte tre, kur shënonte tre, donte të shënonte katër. Golashënuesit e nivelit të lartë nuk janë kurrë të kënaqur, ata janë gjithmonë të etur për gola dhe duan më shumë”, shtoi trajneri spanjoll.

“Unë e di se si Haaland e trajtoi vërshimin e kritikave këtë javë. Ai ishte shumë i qetë, i stërvitur mirë. Kur e pashë të merrte topin për të shkuar dhe për të goditur një penallti, thashë: ‘Kjo më pëlqen’”, vazhdoi trajneri i Manchester Cityt.

“Ai është shumë i orientuar drejt qëllimit. Unë mendoj se nëse dikush tjetër do ta kishte marrë topin, Haaland do ta kishte goditur atë person në fytyrë, edhe pse ata janë shokë skuadre. Dhe kjo është një shenjë mjaft e mirë. Më pëlqen që ai ka shumë vetëbesim”, deklaroi Pep Guardiola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...