Guardiola e komenton humbjen 4:0 të Realit ndaj Barcelonës

PUBLIKUAR

Pep Guardiola theksoi arsyet e humbjes 4-0 të Real Madridit ndaj Barcelonës në mars, duke deklaruar se mungesa e Karim Benzema dhe eksperimentet taktike nga trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, luajtën një rol të madh në humbje.

Meqenëse Benzema mungoi për shkak të një dëmtimi, Ancelotti zgjodhi të niste me Luka Modric si 9 fals, ndërsa Toni Kroos u pozicionua gjithashtu më lart në fushë për të shtypur mbrojtësit e Barcelonës.

“Kam parë vetëm pikat kryesore, nuk e kam parë ndeshjen e plotë në detaje”, tha Guardiola për shtypin, kur u pyet nëse ai mund ta përdorte atë lojë për të gjetur hapësira në mbrojtjen e Real Madridit.

“E di që Carlo bëri diçka që nuk e bënte normalisht taktikisht. Nuk mund të marr asgjë nga kjo për të na ndihmuar në këtë lojë”, u shpreh trajneri spanjoll.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...