Guardiola e dëshiron yllin e skuadrës rivale, Man City nis misionin për nënshkrimin me të

PUBLIKUAR

Manchester City raportohet se i është bashkuar garës për nënshkrimin me Paul Pogban.

Mesfushori francez do të largohet si lojtar i lirë nga Manchester United në afatin kalimtar të verës, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Daily Mail”, Manchester City së fundi ka shprehur interesim për Pogban.

Pep Guardiola thuhet se e dëshiron ish-mesfushorin e Juventusit, pasi ka e ardhmja e Bernardo Silvas dhe Ilkay Gundoganit është në dyshim, teksa Fernandinho do të largohet pas përfundimit të sezonit.

Pavarësisht rivalitetit dhe raporteve mes klubeve, Pogba thuhet se nuk do të refuzonte menjëherë një ofertë të mundshme nga Manchester City. Ai thuhet se është i gatshëm për të shqyrtuar të gjitha ofertat para se të vendosë përfundimisht për të ardhmen.

Paris Saint-Germaini dhe Juventusi besohet se janë klubet tjera të interesuara për shërbimet e 29-vjeçarit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...