Guardiola: Do të luaja për Kataluninë para Spanjës

PUBLIKUAR

Pep Guardiola thotë se ai do të kishte zgjedhur për të luajtur për ekipin kombëtar të Katalonisë nëse kjo do të ekzistonte kur ai ishe aktiv si futbollist.

Trajneri i Bayern Munich ka zhvilluar 47 ndeshje me Spanjën gjatë karrierës së tij duke e fituar një medalje olimpike me këtë kombëtare.

Kombëtarja e Katalunisë ekziston tani, por pasi ajo nuk njihet nga FIFA, ndërsa lojtarët janë të lirë të luajnë edhe për Spanjën të njëjtën kohë.

“Nëse Katalonia do të ishte shtet, unë do të kisha luajtur për këtë ekipin kombëtar, sepse unë jam nga Santpedor”, citohet të ketë thënë ai për Marca.

Guardiola njihet si një prej njerëzve më me ndikim në këtë pjesë të Spanjës, ndërsa publikisht ka kërkuar edhe pavarësimin e Katalunisë nga Spanja. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...