Mahmoud Dahoud mund të shkojë në Etihad Stadium gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Dahoud është lojtari i fundit në listën e transferimit të Pep Guardiolës tek Manchester City, shkruan Bild.
Mesfushori shkatërrues ka impresionuar kundër City në Ligën e Kampionëve dhe ishte një ndër lojtarët kyç në fitoren e fundjavës kundër Werder Bremenit me rezultat 5-2, transmeton Telegrafi.
Kjo ka bërë që Guardiola të mendoj për lojtarin, i cili do të ishte zëvendësues ideal për Fernandihnon, që nuk ka startuar edhe aq mirë në këtë vit për Citizens.
Ai ka kontratë t]ë vlefshme me skuadrën ku paraqitet mesfushori shqiptar, Granit Xhaka deri në vitin 2019, por shefi ekzekutiv i klubit gjerman, Max Eberl ka pranuar se ai “pret” që të ketë oferta për shërbimet e yllit të tyre të ri. /Telegrafi/


