Guardiola: Do ta kemi të vështirë ta zëvendësojmë Silvën

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka pranuar se klubi anglez nuk do ta ketë aspak të lehtë ta gjejë një zëvendësues për mesfushorin David Silva.

Mesfushori 34-vjeçar do t’i japë fund karrierës së tij në stadiumin Etihad sapo të përfundojë sezoni aktual, pas dhjetë vjetëve të suksesshme me klubin, transmeton Gazeta Express.

Guardiola e lavdëroi katër-herë fituesin e Premierligës duke e cilësuar si lojtar unik dhe e pranoi se do ta ketë të vështirë ta gjejë dikë me të njëjtat aftësi dhe mendësi.

“Është shumë e vështirë të transferohet dikush që e ka stilin e tij të lojës dhe cilësinë e tij, veçanërisht në aspektin e mendësisë së tij konkurruese, jo vetëm cilësinë teknike”, ka thënë Guardiola.

“Cilësia e tij është unike dhe e veçantë, aftësia e tij për të kaluar përpara në sulm dhe për të lëvizur në hapësira të vogla është e mrekullueshme”.

“Ajo që më ka befasuar më së shumti në këto katër vjet sa kemi punuar së bashku është mendësia e tij e zjarrtë për konkurrencë kurdo që luan”.

Silva do të shpresojë ta mbyllë karrierën e tij në Manchester City duke i ndihmuar klubit ta fitojë titullin e parë të Ligës së Kampionëve në histori.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...