Guardiola do ta drejtojë Cityn?

PUBLIKUAR

Pep Guardiola ka arritur marrëveshje që të bëhet menaxher i Manchester Cityt nga sezoni i ardhshëm.
Sipas BeIn Sports, strategu spanjoll madje ka nënshkruar kontratë që ta vazhdojë punën e trajnerit në Etihad Stadium.

Trajneri aktual i Bayern Munichut do ta bëjë tentativën e fundit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion me bavarezët para se ta vazhdojë profesionin diku tjetër.

Guardiola është lidhur edhe me postin e trajnerit të Katarit për Botërorin 2022, ndërsa ka thënë se mund ta drejtojë atë përfaqësuese pasi ta shijojë Ligën Premier.

Dhe gjërat duket se po shkojnë sipas planit për ish-trajnerin e Barcelonës. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...