Guardiola: Çfarë kanë bërë Messi dhe Ronaldo do të jetë e pamundur të përsëritet

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, beson se do të jetë pothuajse e pamundur që dikush t’i përsëritë sukseset e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në futbollin botëror.

Messi dhe Ronaldo e kanë mbizotëruar futbollin në 15 vjetët e fundit, duke fituar trofe të panumërt individualë dhe ekiporë, duke e krijuar njëkohësisht një rivalitet të paparë, raporton Gazeta Express.

Guardiola do të përballet me Messin sot në Ligën e Kampionëve kur PSG-ja e viziton Manchester Cityn e tij në Etihad.

Duke folur në një konferencë para ndeshjes të martën, Guardiola u pyet nëse mendon se në të ardhmen do të ketë mbizotërim të ngjashëm në futboll.

“Nuk mund ta paramendoj (se do të ndodhë), sepse çfarë kanë bërë këta dy do të jetë e pamundur të përsëritet”, tha Guardiola.

“Mbase do ta shohim, por nuk mendoj se do të ndodhë, pra që dikush të shënojë kaq shumë gola, apo të fitojë aq shumë tituj. Është e vështirë. Mendoj se është unike në histori t’i gjesh dy lojtar si Cristiano dhe Messi”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...