“Grupi qytetareve tpaknaqur” thonë se janë autorët e djegies së veturave mbrëmë!

PUBLIKUAR

Në një email të ardhur në adresë të Telegrafit, ka ardhur një “njoftim” me anë të të cilit, ata që e quajnë veten “Grupi qytetareve tpaknaqur” thonë se janë ata që po i djegin veturat në Kosovë.

Në këtë kumtesë, me përplot gabime gjuhësore, theksohet se djegiet do të vazhdojnë nëpër gjithë vendin derisa Qeveria të mos heqë dorë nga Zajednica.

“Qytetart e Pakënaqur” kanë shkruar:

“Zajednica ka deke. isa plaki shum shpejt ka me deke. Hashimi dhe Kadria , qi smushen men shum shpejt kan me deke. Prom i kena kall do kerre ama kena me kall krejt qe s heket Isa me zajedince. Hala kurgjo ska ndodh qa ka me bo vaki qito dit. Hekni dor se ka me jav kall edhe shpijat edhe juve.Edhe ni sen po ju thojm: leni djemt e ri rahat e qe kini koqe dilni naten kur po na shihni e spo guxoni me na u afru”, shkruan në emailin e dërguar nga “Qytetart e Paknaqur”.

Fotografia: ILUSTRIM

SHIKO MË SHUMË

Tension në protestën para Kuvendit – protestuesit shtyhen me policinë, bllokohet hyrja me një kamion

Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës për ndryshimet në Ligjin për...

Kurti kalon afër protestuesve që janë mbledhur te Kuvendi, turma ia kërkon votën e VV për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kaluar pranë protestuesve të mbledhur para Kuvendit të...

Balje: Do ta përkrah ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputetja Dude Balje ka deklaruar se do ta përkrahë edhe sot ndryshimin e ligjit...