Grupi parlamentar i LVV-së lavdëron punën e Kuvendit, thonë se gjatë qeverisjes së tyre janë miratuar mbi 200 ligje

PUBLIKUAR

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se ditën e premte kanë hyrë zyrtarisht në 4 vjetorin e qeverisjes, transmeton Telegrafi

“Dje kryeministri ka bërë ditur të arriturat e qeverisjes për 3 vite, ndërsa ne sot ju kemi ftuar të prezantojmë të arriturat e grupit parlamentar. Në periudhën kohore prej marsi 2021 deri në mars 2024 Kuvendi ka miratuar 220 ligje, prej të cilave 57 janë marrëveshje ndërkombëtare”, tha Kusari – Lila.

Ajo gjatë konferencës tha se në vitin 2021 kanë miratuar 36 ligje, në vitin 2022 kanë miratuar 111 ligje, në vitin 2023 kanë miratuar 71 ligje, kurse në vitin 2024 kanë miratuar 2 ligje.

Kusari – Lila shtoi tutje se kjo legjislaturë ka shënuar suksesin më të madh se sa legjislaturat tjera, pavarësisht sfidave që janë përballur./

SHIKO MË SHUMË

Zemaj: Për VV-në mund të jetë i pranueshëm një president politik që vjen nga PDK-ja, por jo nga LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas seancës së...

Gazmend Hoxha udhëhoqi policinë në dy net të vështira, gjithçka përfundoi me qetësi dhe shtrëngim duarsh

Dy netët e fundit të protestave në Prishtinë u karakterizuan me tensione, përplasje të...

Hoti: 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka bërë të...