Grupi Parlamentar i AAK-së: Nuk ruhen raportet me askënd duke e dëmtuar Kosovën

PUBLIKUAR

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’i rezistojnë çfarëdo presioni që mund ta kenë për ratifikimin e Demarkacionit.

GP i AAK-së thekson se populli i Kosovës deputetëve iu ka dhënë besimin për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës, andaj me të drejtë deputetët janë zëri i tyre.

“Populli i Kosovës ju ka dhënë besimin për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës, andaj me të drejtë ju jeni zëri i tyre, prandaj mos e sakatoni Kosovën për të ruajtur një Komision Qeveritar që po e tkurr territorin e vendit. Nuk ruhen raportet me askënd duke e dëmtuar veten”, thuhet në reagim.

AAK thekson se Kosova ka dhe do të ketë raporte të mira me fqinjët e saj, por në asnjë variant kjo nuk do të thotë që duhet të jepet territor për fqinjësi të mirë.

“Ne nuk po pretendojmë në territoret e humbura para 103 vjetësh, por të ruajmë këtë territor që e kemi. Grupi Parlamentar i AAK-së, ju bënë thirrje që të kundërshtohet në çfarëdo forme ratifikimi i kësaj marrëveshje që e dëmton Kosovën me mbi 8.8 mijë hektarë tokë”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...