Grubi: Raportet me Kurtin të shkëlqyera, për fat të keq s’kemi shumë kontakte

PUBLIKUAR

Të shkëlqyera edhe pse me pak kontakte, janë raportet e e zëvendës kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai në Debat Plus, ka thënë se do të ishte më mirë nëse do të kishte më shumë komunikim mes Kurtit dhe partive shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Janë të shkëlqyera, kontaktet nuk janë të shumta, për fat të keq. Edhe pse do të kishim dashtë të jemi më të afërt në kontakte, në përvoja, por Kosova dhe Kurti dhe gjithë kabineti qeveritar, e dinë që e kanë një avokat shumë të rëndësishëm, te Ahmeti te ne në Qeveri, për Kosovën, përfshi për liberalizimin e vizave. Më kujtohet që në Parlamentin Evropian, kemi ngritur zërin për këtë gjë, sepse ishte padrejtësi e skajshme”, ka thënë ai.

Tutje ai tha, se shpreson që Kosova në përfundim të dialogut me Serbinë, ta marrë njohjen nga Serbia, sipas tij asnjë zgjidhje tjetër nuk është e pranueshme.

“Me Kurtin po përpiqemi t’i qëndrojmë në krah, në këto ditë vendimtare, të përfundimit të dialogut me Serbinë, po shpresojmë më njohje të ndërsjellë sepse ky është synimi jonë dhe asnjë zgjidhje tjetër nuk është e pranueshme as për ne si shqiptarë të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë ai.

Ai u shpreh se shpreson që në takimin e 18 marsit në Ohër, Kosova të arrij marrëveshje përfundimtare me Serbinë./RTV Dukagjini/

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...