Coleen Rooney është fotografuar teksa shijonte motin e mirë në plazhet e Barbadosit.
29-vjeçarja ka shkuar për të 13-tën herë në pushime këtë vit, por ajo nuk duket se është mërzitur aspak nga dielli.
Gruaja e futbollistit anglez është nënë e dy fëmijëve dhe njëherësh është në pritje të fëmijës së tretë.
Ajo kishte veshur bikini të zeza teksa argëtohej me djalin Kai.
Wayne nuk ka mundur t’u bashkëngjitet për shkak të angazhimeve me klubin. /Telegrafi/








