Gruaja që e bëri Putinin ta puthë dyshemenë, u mposht bindshëm nga Majlinda Kelmendi

PUBLIKUAR

Majlinda Kelmendi e mposhti Natalia Kuziutina – xhudisten ruse e cila në fillim të këtij viti e kishte mbërthyer dhe hedhur në dysheme presidentin e Rusisë Vladimir Putinin – në finale për medaljen e artë në Lojërat Evropiane 2019 të shtunën.

Kelmendi ia solli Kosovës medaljen e parë të artë historike nga Lojërat Evropiane të shtunën në Minsk të Bjellorusisë. Ajo e fitoi medaljen e artë në garën e xhudos në kategorinë deri 52 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Kelmendi iu gëzua triumfit historik pas një paraqitjeje brilante në finale duke e mposhtur me ippon kampionen e deritashme, Natalia Kuziutina.

Kuziutina u bë e famshme në fillim të këtij viti pasi stërviti me presidentin e vendit të vet, Putinin, në një seancë stërvitore.

Putin i vizitoi kampionët rusë në xhudo dhe stërviti në shkurt, por dueli i tij në stërvitje me Kuziutina mori vëmendjen e mediat, që i bëri mediat ta quajnë atë “gruaja që e hodhi në dysheme Putinin”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...