Gruaja nga Fushë Kosova e raporton vjehrrën në polici, e sulmoi me mjet druri

PUBLIKUAR

Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar në polici se është sulmuar nga vjehrra e saj, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktima ka deklaruar se është sulmuar me mjet të fortë druri, ndërkaq ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve.

Policia ka bërë të ditur se viktima së bashku me foshnjën janë dërguar në strehimore, ndërkaq e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë, 31.10.2021 – 18:00. Ankuesja femër kosovare  ka raportuar se e dyshuara femër kosovare (vjehrra e saj) e ka sulmuar atë me mjet të fortë druri. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...