Gruaja e të burgosurit në rastin Kumanova, rrëfen për keqtrajtimet që po i bëhen burrit të saj

PUBLIKUAR

Vazhdimisht është thënë dhe reaguar nga familjaret dhe institucionet për trajtimin e të burgosurve për rastin e Kumanovës. Ata që tetë muaj po mbahen të mbyllur në burgjet në Maqedoni.

Se si po trajtohen dhe në farë kushte po mbahen ata tani, tregon për Lajmi.net, gruaja e Genc Sefës, njërit nga të burgosurit në rastin e Kumanovës.

Dashurije Ahmeti-Sefa nga Ferizaj, gruaja e të burgosurit në rastin e Kumanovës Genc Sefës, tregon se të burgosurve në rastin e Kumanovës vazhdojnë tu mungojnë kushtet elementare.

Genc Sefa
Ajo tregon se gjatë një vizite të bërë të hënën në burgun ku ai po mbahet, ka parë kushtet e mjerueshme me të cilat po përballen burri i saj së bashku me të burgosurit e tjerë të rastit Kumanova.

“Në burg tani nuk keqtrajtohen. Kushtet janë mizerie. Tmerrësisht të këqija. Siç thonë ata, në qelitë ku ata po mbahen, nuk ka ngrohje dhe bën shumë ftohtë”.

Dashurija me pikëllim sqaron tutje detajet e keqtrajtimeve që burri i saj me të tjerët po përballën për çdo

Dashurije Ahmeti-Sefa

“U lëshohen nxehjet 30 minuta paradite dhe 30 pasdite. Imagjino sa mund të ngrohët ato minuta për 24 orë. Ushqimi është jashtëzakonisht i dobët. Sikur të mos u dërgojmë ne, ata nuk mbijetojnë me atë ushqim që marrin. Përpiqemi të paktën një herë në jave t’u dërgojmë nga 5 kg ushqime. Papastërtia thotë Genci është në nivelin me të lartë të mundshëm. Sado qe të burgosurit përpiqen ta mbajnë vendin pastër, nuk kane mjete për ta bërë më mirë atë”, tregon ajo për Lajmi.net.

Ajo tregon se burrin i saj dhe të burgosurit e tjerë i ka shqetësuar dhe mërzitur shumë seanca e parë gjyqësore e mbajtur dy javë më parë.

Siç shprehet ajo, para dhe pas kësaj seance, të burgosurit iu kishin nënshtruar sërish keqtrajtimeve nga forcat policore.

“Atë ditë bartjen e tyre deri në seancë e ka bërë policia speciale, e cila ka ushtruar përsëri dhunë fizike e psikike mbi ta. Për disa orë rreth para dhe pas seancës, të burgosurit janë torturuar me duar të lidhura, duke shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut” thotë ajo.

Dashurija tregon se edhe familjarët e të burgosurve të rastit të Kumanovës, janë tejet të shqetësuar dhe indinjuar me trajtimin e familjarëve.

Ata paralajmërojnë se procedurat e ankimit për këto shkelje të drejtave bazë të njeriut, do t’i procedojnë deri te gjykata ndërkombëtare. Ajo thotë se do të ngritin padi ndërkombëtare edhe ndaj institucioneve shtetërore të Maqedonisë./lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...