Crystal Hefner është gruaja e pronarit të ‘shtëpisë së lepurusheve’, Hugh Hefner.
Para 8 vitesh ajo kishte bërë një ndërhyrje kirurgjike ku kishte zmadhuar gjokset, dhe përmes tyre ajo kishte krijuar karrierë dhe famë.
Por tani 30 vjeçja duket se është mbushur mend se të mbash materie artificiale në trup është shumë e rrezikshme, transmeton ORAinfo.
Në një fotografi të postuar së fundmi në Instagram, Crystal ka treguar se i ka larguar mbushjet e gjokseve sepse ato kishin filluar t’ia helmonin trupin.
Fansat e saj ishin shprehur të çuditur nga ndryshimi drastik që ajo kishte pasur në këto fotografi të fundit. Ata ishin mësuar që ta shohin modelen ndryshe, me gjokse të mëdha, me buzë të fryra dhe më lëkurë të nxirë.
Por Hefner ka thënë se nuk është ndjerë më lumtur dhe më natyrale.
“Fillova të ndjej dhembje në qafë dhe në shpatulla. Por me largimin e ‘qeskave helmuese’, automatikisht fillova të ndjejë lehtësi në frymëmarrje. Mu deshën 8 vite që të bindesha se ato po më helmonin, prandaj e di se do më duhet kohë e gjatë që të shërohem plotësisht”, ka thënë bukuroshja Crystal Hefner. /ORAinfo/


