Gripi bënë kërdi edhe në Gjilan

PUBLIKUAR

Gripi i fundit që ka përfshirë tërë Kosovën po bënë kërdi edhe në Gjilan. Xhevat Demiri shef i repartit të infektivës thotë se ditëve të fundit është shtuar numri i pacientëve të goditur nga gripi derisa më së shumti atakon fëmijët dhe njerëzit me sëmundje kronike.

Gjendje gripoze e rëndë jo vetëm në Gjilan, por në tërë Kosovën me një fluks të madh të pacientëve. Gripi i fundit ka shtuar numrin e pacientëve në të gjitha qendrat shëndetësore në Gjilan, raporton rajonipress.

Xhevat Demiri shef i repartit të infektives thotë për rajonipress se gripi ka goditur edhe Gjilanin dhe se simptomat kryesisht janë temperaturë, ethe, kollitje, të vjellura, humbje oreksit dhe të tjera.

Demiri tha se gripi ka goditur më shumë fëmijët dhe njerëzit me sëmundje kronike, pastaj të sëmurët nga diabeti, ata me sëmundje të mushkërive. “Me një fjalë gripi ka goditur atë pjesë të popullatës që e ka mangut imunitetin”.

Ndryshe Demiri tha se tash për tash nuk ka njohuri se për çfarë soji të gripit bëhet fjalë, sepse këtë duhet ta verifikojë Instituti Kombëtar i Shëndetit publik të Kosovës.

Demiri ka këshilluar pacientët që të përdorin sa më pak antibiotik dhe tu shmangen vendeve publike, aty ku ka shumë njerëz si psh çerdhet, koncertet etj.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...