Grindet me një djalë, djeg katër makina

PUBLIKUAR

Pas grindjes me një djalë, një 23-vjeçare nuk ka ngurruar të hakmerret duke i djegur makinat në pronësi të të atit të tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth një orë pas mesnatës në rrugën “Kokonozi”, në Tiranë, ku nga zjarri janë djegur plotësisht një mjet Audi dhe mjeti Rulotë, si dhe pjesërisht një Volksvagen dhe një kamionçinë. Mjetet kanë qënë në pronësi të V. P, 56 vjeç, babait të djalit.

Policia ka identifikuar vajzën, Desara Mançellari, 23 vjeç, nëpërmejt pamjeve filmike, ku vajza duket se ka spërkatur me benzinë fillimisht njërin nga mjetet, e më pas i ka vënë flakën.

Policia ka sekuestruar si provë edhe veshjet e saj në momentin që ka kryer veprimin. “Dyshohet se motiv i zjarrvënies ka rezultuar një konflikt për motive të dobëta, midis shtetases Desara Mancellari me djalin e shtetasit V. P”, thotë policia. Mbi vajzën rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me zjarr./tch/

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...