Grimi, tani shumë fytyra publike me make-up mobil

PUBLIKUAR

grimi-tani-shum-euml-fytyra-publike-me-make-up-mobil_hd“DARD” Mobile Make Up Artist është projekti më i ri në Kosovë, që ofron make up në shtëpi apo ku do tjetër jashtë studiove të grimit, e pjesë e këtij projekti ka kohë që janë shumë fytyra publike. Ky projekt shërbimet e grimit i kryen në shtëpinë e klientit. Si i tillë, është duke tërhequr vëmendjen e opinionit me të madhe, prej kur është zyrtarizuar para një muaji.

Për herë të parë, para një muaji është prezantuar projekti “DARD” Mobile Make Up Artist, i cili ofron shërbim të grimit në shtëpi të klientit.

Ky projekt është mundësuar nga grimerja Dardane Neziri, dizajnerja Jehona Bogujevci, si dhe fotografi Valmir Gashi.

Neziri ka treguar për Telegrafin qëllimin dhe gjithë karakteristikat e këtij projekti.

“Disa karakteristika e vecojnë atë dhe njëkohësisht i japin përparësi krahasuar me shërbimet e grimit, që ofrohen sot në Kosovë. Është i vetmi shërbim që ju kursen kohë, ua lehtëson rrethanat deri te kryerja e shërbimit, ju kursen para e bile edhe “nerva” . Krejt këto nuk po I themi rastësisht. Gjithsecilës do t`i konvenonte më shumë një shërbim, që do të kryej për një kohë shumë më të shkurtë. Pra, në këtë rast ju do të kursenit kohën, pasi që nuk do të llogarisnit rrugën deri te x salloni apo studio e grimit, nuk do të prisnit në radhë për grim, e kështu me radhë”, ka thënë ajo.

Një tjetër lehtësim, sipas Neziri ka të bëjë edhe me kursimin e parave.

“Projekti “DARD”, në rend të parë nuk do të preferonte t`i ndante klientët në kategori, pasi që trajtimi për të gjithë është i njëjtë. Megjithatë, për kureshtjen e opinionit ne punojmë edhe me shumë fytyra publike, të cilat nuk do t`i përmendim me emra, por mund të themi se janë prezantuese të televizioneve, modele, këngëtare, politikane, e kështu me radhë”, ka thënë ajo. “DARD”

Mobile Make Up Artist nuk punon vetëm në Prishtinë, por në mbarë Kosovën.

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...