Griezmann tregon pse nuk e festoi golin kundër Uruguait

PUBLIKUAR

Mesfushori i Francës, Antoine Griezmann ka thënë se për të ishte “normale” që mos të festoi golin e tij kundër Uruguait që e shënoi të premten në çerekfinale

Griezmann as nuk qeshi, apo festojë pasi shënoi golin e tij me fat, pasi që portieri Muslera nuk arriti ta priste edhe pse e pati në duar.

Ylli francez ka shoqëri të ngushtë me disa lojtarë të Uruguait, derisa mesfushori Nahitan Nandez e kishte quajtur atë para ndeshjes si “gjysme uruguaian”, transmeton GazetaExpress.

Ai po ashtu ka luajtur kundër shokut të tij të skuadrës në Atletico Madrid, Diego Godin – që është kumbara i vajzës se Griezmannit – dhe Jose Maria Gimenen të cilëve ju dha një lamtumirë prekëse në fushë pas ndeshjes.

“Nuk desha të festojë në fushë – jam shumë i lumtur, por edhe i mërzitur për shokët e mijë te Atletico”, tha Griezmann për TF1. “Ishte hera e parë që luaja kundër Uruguait, kështu që kisha shumë emocione. Me pëlqen kultura e Uruguait dhe njerëzit e këtij vendi”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...