Griezmann: Shumë shpejt do ta mësoni të ardhmen time

PUBLIKUAR

Ylli i Francës dhe Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka konfirmuar se vendimin për të ardhmen do ta bëjë publik në ditët në vazhdim.

Griezmann, 27-vjeçar, vazhdon të lidhet me një kalim te kampioni i La Ligës, Barcelona, pas edhe një sezoni të mirë me Atleticon, transmeton Gazeta Express.

Ai pritej ta konfirmonte të ardhmen para Kupës së Botës, dhe të shtunën mbrëma konfirmoi se do ta bëjë atë shumë shpejt.

“Mirë që po interesoheni për këtë”, iu drejtua gazetarëve sulmuesi pas barazimit 1-1 të Francës kundër SHBA-së.

“E kam edhe një javë në dispozicion. Mendoj se do ta kuptojmë këtë javë”, konfirmoi ai.

Griezmann ka kontratë me Atleticon – klub të cilit iu bashkua më 2014 – deri në vitin 2022, por raportohet vazhdimisht se Barça është e gatshme ta paguajë klauzolën e lirimit të tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...