Griezmann shton zërat për largim nga Atletico

PUBLIKUAR

Griezmann ka thënë se është duke biseduar me klubin për të ardhmen, i cili lidhet me Barcelonën.

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka shtuar edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm nga ekipi i Diego Simeones dhe duket se Barcelona është destinacioni i mundshëm i francezit.

“E ardhmja ime? Jemi duke biseduar me klubin për të parë çfarë mund të bëjmë”, u shpreh Griezmann.

Sulmuesi francez shënoi një gol të bukur kundër Arsenalit në Emirates, që me një lojtar më pak nga minuta e 9’, arriti të marrë një rezultat tejet pozitiv për sfidën e dytë, duke barazuar 1-1. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...