Griezmann: Refuzimi i Barcelonës ka qenë i vështirë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Antoine Griezmann e ka pranuar se ka qenë e vështirë për të refuzimi i ofertës së Barcelonës gjatë verës, mirëpo përkrahja e Atletico Madridit e ka ndihmuar atë që të vazhdojë qëndrimin.

Francezi ka qenë i lidhur me një kalim të tij në “Camp Nou”, mirëpo në fund ai vendosi qëndrimin në Madrid, transmeton Gazeta Express.

Barcelona i ofroi 100 milionë euro për të, mirëpo ylli francez nuk pranoi kalimin.

“Është shumë e vështirë ta refuzosh Barcelonën”, ka thënë Griezmann.

“Mirëpo jam te klubi ku ndihem i rëndësishëm, dhe ku ata ndërtojnë një projekt rreth teje”.

Griezmann ka shënuar gjashtë gola deri më tani në La Liga, me Atletin në pozitën e tretë në renditje, një pikë më pak se Barcelona në krye. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...