Griezmann: Nuk e urrej Ronaldon, ishte shaka

PUBLIKUAR

Antoine Griezmann ka folur në lidhje me deklaratat e Cristiano Ronaldos, se francezi i kishte thënë se të urrej.

Sulmuesi francez ka sqaruar se gjithçka çka ndodhi ishte një shaka, e cila kishte ndodhur gjatë një takimi të rastësishëm në Miami dhe se asgjë nuk ka të vërtetë nga kjo, pasi ka respekt të madh për portugezin.

“Ronaldon e kisha komshi në Madrid, kalonte nga shtëpia ime çdo ditë. Por, ne ishim në të njëjtin restorant, gjithçka që ndodhi ishte e rastësishme”, ka thënë fillimisht Griezmann për L’Equipe.

“Unë shkova për ta uruar për fitoren në Euro 2016 dhe Ligën e Kampionëve. Ne bëmë shaka me njëri-tjetrin”, përcjell Telegrafi.

“Me shaka i thash të urrej, pasi kisha nevojë të kaloi dhimbjen për dy humbjet në finale. Por, sinqerisht kjo ishte shaka. Unë kam respekt të madh për të”, përfundoi sulmuesi francez. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...