Griezmann një hap larg Barcelonës: Presidenti i Barçës darkon me familjen e sulmuesit francez

PUBLIKUAR

Derisa drejtuesit e Barcelonës janë shumë të zënë duke punuar për ta forcuar skuadrën në afatin kalimtar dimëror me lojtari si Philippe Coutinho dhe Yerry Mina që janë prioritet, në anën tjetër është duke u punuar edhe për transferimet që do të bëhen gjatë verës.

Një shembull i kësaj është se klubi katalan ka disa muaj që ka nisur operacionet për sezonin 2018-19, veçanërisht për ta sjellë sulmuesin francez të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, në “Camp Nou” verën e 2018-s, transmeton Express.

Operacioni ka avancuar goxha shumë, sipas të përditshmes sportive spanjolle “Mundo Deportivo”, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, tashmë është futur në betejë për ta përfunduar këtë operacion.

Mundo Deportivo ka mësuar se Bartomeu së fundmi u takua me familjen e Griezmann për të darkuar në një restorant në Barcelonë.

Nuk duhet harruar se motra e Griezmann është ajo që e përfaqëson sulmuesin dhe ia menaxhon çështjet për momentin.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe prindërit e lojtarit, gjatë të cilit është biseduar për gjetjen e ujdisë përfundimtare në marrëveshjen mes palëve.

E hapi i radhës do të jetë të informohet Atletico se Barça dëshiron ta blejë Griezmannin duke e paguar klauzolën e tij prej 100 milionë euro. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...