Giezmann e ka shënuar golin e parë për Atleticon në “Wanda Metropolitano”, ashtu si Luis Aragones në vitin 1966 në “Vicente Calderón”.
Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, ka hyrë në histori të Atletico Madridit duke shënuar golin e parë për klubin madrilen në stadiumin e ri “Wanda Metropolitano”, shkruan Gazeta Express.
Francezi shënoi në fitoren prej 1:0 ndaj Malagas, në minutën e 61’të, duke ia bërë kështu sefte në stadiumin e ri – për të hyrë në histori.
Ndërsa në inaugurimin e “Vicente Calderón” kishte shënuar legjenda, Luis Aragones, më 2 tetor 1966, kundër Valencia, ndeshje që kishte përfunduar me barazim. /Gazeta Express/


