“Griezmann në hapat e Zidane”

PUBLIKUAR

Antoine Griezman është top golashënuesi i Francës në Kampionatin Botëror me tre gola dhe Paul Pogba ka thënë se shumë shpejt do të bëhet një legjendë e Francës.

Ai ka thënë se Griezman është duke i ndjekur hapat e Zinedine Zidane, ku do ta dërgojnë atë drejt suksesit të madh, transmeton Gazete Express.

“Zinedine Zidane është një legjendë dhe një ikonë e futbollit dhe Griezmann është në rrugën për t’u bërë një legjendë e tillë”, tha mesfushori i Manchester Unitedit.

“Ai është një njeri të cilin e pëlqejnë në Francë, në fushë ai tregon se është një djalë i madh, dhe unë dua që ai të shënojë një gol në finalen e së dielës”.

Pogba ka folur pak edhe për kundërshtarin e finales, Kroacinë.

“Unë e di shijen e humbjes dhe është shumë e keqe, kështu që ne dëshirojmë ta përfundojmë këtë Botëror në mënyrë të mirë”.

“Nuk e di nëse Kroacia janë në disavantazh për shkak të lodhjes, por kundër Anglisë ata nuk u dorëzuan kurrë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...