“Griezmann mund ta bëjë diferencën për Francën”

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Atletico Madridid, Antoine Griezmann është golashënuesi më i mirë i Euro 2016 deri më tani, forma e të cilit e dërgoi Francën në finale të kësaj gare dhe formë të tillë e pret edhe në ndeshjen e fundit të Evropianit trajneri francez, Didier Deschamps.

Griezmann ka shënuar 6 gola në po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani, por tani do ta ketë përballje kundër rivalit të tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo.

“Ajo për çka jam i interesuar është që ta kem Antoine Griezmannin, me bashkëlojtarët e tij, që mund ta bëjnë diferencën dhe ta shpallin kampion të Evropës, Francën. Në çdo skuadër ka lojtarë vendimtar që bëjnë diferencën dhe jo gjithmonë varen nga të tjerët”, është shprehur Deschamps, raporton Goal.

Nesër do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e Euro 2016, kur nikoqiri, Franca luan kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...