Griezmann kërkon falje (Foto)

PUBLIKUAR

“Gjëja e parë që dua të bëj është t’iu kërkoj falje njerëzve që i kanë keqkuptuar deklaratat e mija”, tha Griezmann pas rinovimit të kontratës.

Atletico Madridi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin, Antoine Griezmann, për rinovimin e kontratës deri në vitin 2022, transmeton Gazeta Express.

Ky veprim i Atleticos erdhi pas dënimit nga UEFA, që nuk ka të drejtë të blejë lojtarë deri në janar të vitit 2018.

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, është shprehur tejet i lumtur pas rinovimit të kontratës, teksa ka kërkuar falje për deklaratat e tij lidhur me Manchester Unitedin.

“Gjëja e parë që dua të bëj është t’iu kërkoj falje njerëzve që i kanë keqkuptuar deklaratat e mija. Mbase mund të shprehem gabimisht, apo disa njerëz duan t’i përdorin ato për lajme edhe pse nuk kanë ekzistuar”, tha Griezmann, përcjell Gazeta Express.

“Që kur kam ardhur këtu kam dhënë gjithçka nga vetja për kolegët klubin stafin e trajnerëve dhe jam shumë i lumtur që do të jetoj për një sezon më shumë me të gjithë ju”, u shpreh më tej francezi.

“Tani kam disa ditë pushim që t’i mbledhë forcat për sezonin e ardhshëm dhe të rikthehem te kolegët e mi, stafi i trajnerëve dhe të përgatitemi për sezonin e ri”, shtoi Griezmann.

Griezmann ka shënuar 83 gola në 160 paraqitje për Atletico Madridin që nga viti 2014, i cili u transferua nga Real Sociedadi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...