Griezmann i palumtur në Atletico, Barça hidhet në sulm

PUBLIKUAR

Duket se Barcelona nuk ka hequr dorë nga dëshira për ta transferuar sulmuesin e Atletico Madridit Antoine Griezmann, përkundër faktit se francezi e refuzoi klubin katalonas sezonin e kaluar.

Tamam kur thashethemet për kalimin e tij në Barçë u ndalen, eliminimi i Atletico Madridit nga Liga e Kampionëve e ka vënë përsëri në dyshim të ardhmen e Griezmannit, transmeton Gazeta Express.

Griezmann është duke e konsideruar të ardhmen e tij pasi Atletico u eliminua nga gara elitare evropiane për klube pas humbjes 3:0 ndaj Juventusit, sipas gazetës franceze L’Equipe.

E përditshmja franceze pohon se klauzola e lirimit prej 200 milionë euro që Griezmann e ka në kontratën e tij me klubin madrilen, do të bjerë në 120 milionë euro.

Ky çmim më i ulët është shifër shumë më e kapshme për Barcelonën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...