Griezmann e fajëson bashkëshorten për penalltinë e humbur me Shqipërinë

PUBLIKUAR

Antoine Griezmann e ka thënë me shaka se arsyeja përse ai e humbi penalltinë kundër Shqipërisë ka qenë mungesa e bashkëshortes së tij në tribuna.

Franca e mundi 4:1 Shqipërinë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, të shtunën në Paris, falë golave nga Kingsley Coman, Oliver Giroud dhe Jonathan Ikone, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Griezmann nuk ishte në gjendje të shënojë edhe pse pati rast ideal nga penalltia në pjesën e parë. Goditja e tij e fuqishme qëlloi shtyllën horizontale dhe u kthye në fushën e lojës.

I pyetur për penalltinë e humbur, sulmuesi i Barcelonës tha: “Nuk e di çfarë ndodhi. S’e di”.

“Thashë edhe më herët, mbase e humba sepse bashkëshortja ime nuk po e shikonte ndeshjen. Shumë keq, më duhet të punoj në këtë drejtim”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...