Cerezo, numri një i Atleticos, beson se Griezmann do të qëndrojë në “Wanda Metropolitano” edhe sezonin e ardhshëm.
Antoine Griezmann vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, për të cilin raportohet se interesohen Barcelona e Real Madridi.
Pas fitores së Atleticos kundër Arsenalit, që u kualifikua në finale të Europa League, ka folur numri një i klubit, Enrique Cerezo.
Kur u pyet për të ardhmen e francezit, për të cilin Barcelona po bën çmos ta ketë në “Camp Nou”, Cerezo i përgjigj për El Larguero: “Besoj se ai do të vazhdojë këtu edhe vitin që vjen”.
Griezmann nuk e nisi mirë sezonin, por në vitin 2018 ka qenë fantastik dhe Atletico është në një tjetër finale evropiane falë magjisë së francezit. /Gazeta Express/


