Griezmann: Beckham është idoli im

PUBLIKUAR

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka zbuluar se ai vesh fanellën me numër 7, sepse idhulli i tij i fëmijërisë ishte David Beckham.

Griezmann, i cili ishte një finalist humbës në Ligën e Kampionëve dhe në Euro 2016 sezonin e kaluar, dhe vesh mëngët e gjata në nderim të ish-mesfushorit të krahut të Manchester United.

Francezi i ka rezistuar interesimit nga klube të tjera këtë verë për të qëndruar në Atletico, por la të kuptohet se mund të krahasohet me Beckhamin vetëm duke luajtur në Ligën Premier në të ardhmen.

“Më pëlqeu shumë Beckham. Ai ishte idhulli im. Kjo është arsyeja pse unë veshë fanellën me mëngë të gjata dhe fanellën me numër 7”, tha Griezmann për The Guardian, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, kur u pyet nëse ai ndonjëherë mund të joshet nga perspektiva e luajtur në Angli, ai u përgjigj: “Po, pse jo. Nëse unë jam jashtë kontratës me Atleticon, unë do t’ia bëj vetes këtë pyetje?”, u përgjigj sulmuesi francez. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...