Filipe Luis thotë se Griezmann vlen më shumë se 100 milionë euro.
Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, do të ishte shumë i lirë nëse do të shitej për 100 milionë euro, sipas shokut të skuadrës, Filipe Luis.
27 vjeçari francez ka kohë që lidhet me një transferim te Barcelona, klauzola e të cilit është 100 milionë euro.
“Griezmann për 100 milionë është shumë lirë, kjo është e vërteta”, tha ai.
“Nuk po mendon tani për këtë. Nëse shkon, do të jetë pas finales së Europa League pasi të gjithë duam ta fitojmë atë. Gjithçka tjetër vjen pas kësaj (finales)”, shtoi Luis. /Gazeta Express/


