Greqia shtyn afatin e lejeqendrimeve për emigrantët

PUBLIKUAR

Ministria e Emigracionit në Greqi ka shtyrë deri më 22 mars të vitit 2022 vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve për rinovim (kartës blu) të emigrantëve të huaj, të cilat skadonin deri më 31 dhjetor të vitit 2021.

Në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë emigrantët shqiptarë kanë mundur të lëvizin ditët e para të vitit të ri me këto dokumente pa ju krijuar probleme në anën greke thanë burimet kufitare shqiptare.

Sipas vendimit të publikuarnga Ministria greke e Emigracionit shtyrja me tre muaj e afatit vlen vetëm për lejet dhe vërtetimetblu me datë skadimi nga 01 Janari i vitit 2020 deri më 31 Dhjetor të vitit 2021.

Ministria greke e Emigracionit ka saktësuar se aplikimet për përtëritjen e këtyre lejeve të qëndrimit bëhën vetëm në mënyrë elektronike.

Proçesi i Lejeve të Qëndrimit në Greqi të emigrantëve shqiptarë që përbëjnë pjesën dërmuese të të huajve është vështirsuar sidomos dy vitet e fundit prej Pandemisë së Koronavirusit.

Qytetarët shqiptarë kanë pasur vështirësi si në plotësimin e dokumentacionit edhe në marrjen e dokumenteve që u nevojiten në Shqipëri për këtë proces për shkak të bllokimeve apolëvizjes së reduktuar në kufirin shqiptaro- grek./ VOA

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...