Greqia e vendosur të marrë dëmshpërblim lufte nga Gjermania

PUBLIKUAR

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, u shpreh i vendosur për të bërë gjithçka është e mundur për të marrë nga Gjermania pagimin e dëmshpërblimeve gjatë pushtimit nazist, gjatë një ceremonie të një masakre të civilëve nga trupat gjermane më 1943.

“Për herë të parë, ne kemi një strategji kombëtare, për të mbështetur këtë kërkesë, që Athina e bën prej vitesh pavarësisht refuzimit kategorik nga ana e Berlinit”, theksoi Cipras, në vizitë në fshatin Kommeno në veriperënim të vendit, transmeton atsh.

Trupat naziste në këtë fshat kishin masakruar 317 civilë më 16 gusht 1943, më pas kishin kryer sërish veprime të tilla më dhjetor 1943 dhe qershor 1944 në dy fshatëra të tjera greke, Kalavryta (jugperëndim) dhe Distomo (jug).

SHIKO MË SHUMË

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...

Kurti: 10 vjet pas mbytjes së Astrit Deharit, ende nuk dihet emri i vrasësit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri te arkivisti i Lëvizjes...