Grealish: Në Man City ishte shumë më vështirë sesa e mendoja

PUBLIKUAR

Jack Grealish ka thënë se jeta në Manchester City ka qenë shumë më e vështirë sesa kishte pritur dhe se ka shumë më shumë për t’i dhënë klubit.

Blerja e parë 100 milionëshe e Premierligës ende nuk e ka arritur nivelin e performancës për të cilën Manchester City e transferoi nga Aston Villa në verë.

“Kam bërë mirë deri tani. Kam më shumë për të dhënë. Ka qenë shumë më e vështirë sesa e kam menduar se do të ishte, por unë enda jam duke mësuar dhe duke u adaptuar. Kam dëgjuar ca njerëzve iu është dashur një vit për t’u adaptuar dhe ndoshta do të jetë njëjtë edhe për mua. Dua të shënojë dhe asistojë më shumë gola vitin e ardhshëm”, deklaroi Grealish.

Deri më tani, ai ka startuar 12 herë në ligë, nga ku ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asiste, shkruan Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...