Gratë në Punë Online, 50 femra nga komuna e Lipjanit

PUBLIKUAR

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Banka Botërore po punojnë për të përfshirë më shumë gra në ekonominë dixhitale.

Pilot projekti WOW (Women in Online Work – Gratë në punë online) ka për qëllim rritjen e pjesëmarrjes së grave që jetojnë në zonat rurale në punë online (përmes TIK).

Piloti do të përbëhet nga aktivitete intensive për ngritjen e kapaciteteve për ta promovuar punën Online dhe do të implementohet fillimisht në dy komuna : Gjakovë & Lipjan.

Grupi i synuar do të jetë 100 femra gjithsej, 50 femra nga komuna e Gjakovës dhe 50 femra nga komuna e Lipjanit dhe gjithë programi do të zgjasë 6 muaj, Janar-Qershor 2016.

Kush mund të aplikoj?

Femrat që plotësojnë këto kushte:
–    Të jenë të moshës 18-34 që jetojnë në njërën nga komunat e përzgjedhura (Gjakovë & Lipjan)
–    Femrat që kanë  përfunduar ose janë në proces të përfundimit të studimeve në Universitet
–    Femrat  që momentalisht janë të papunësuara
–    Femrat që posedojnë nivel mesatar të gjuhës angleze

Pas aplikimit online, fillimisht do të ftohen për intervistë kandidatet më të përshtatshme.

Broshura

Email: [email protected]
WOW Facebook group: Grate ne TIK (Women In ICT) Kosovo

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...