Gratë në ISIS, të detyruara nga bashkëshortët

PUBLIKUAR

Numri i grave kosovare që i janë bashkuar organizatës terroriste në Siri e Irak (ISIS) është shumë shqetësues, por shumica nga këto gra janë shtyrë nga bashkëshortët që t’i bashkohen grupeve radikale.

Sipas ekspertëve të sigurisë, por edhe sociologëve, janë të pakta ato gra që kanë shkuar të pavarura në ISIS.

Pjesëmarrja e mbi 40 grave kosovare në ISIS, po sipas ekspertëve, po nxitet nga mungesa e perspektivës. Vetëm arsimimi dhe punësimi, sipas tyre, do të krijonte mirëqenie dhe stabilitet për të rinjtë në Kosovë, do t’i frenonte prirjet drejt ISIS-it.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, thotë se pjesëmarrja e femrës shqiptare në luftërat e huaja është tepër brengosëse dhe, sipas tij, përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet shtetërore të cilat kanë bërë shumë pak ose fare hiç për femrën në Kosovë, shkruan “Zëri”.

Madje, Islami thotë se edhe ato që me aq mund po arsimohen nuk po kanë vende pune.

“Të pashpresa për një të ardhme po ju mbështetën atyre tru shpëlarësve, të cilët po ua premtojnë një jetë më të mirë në zonat e luftës”, thotë ai.

Islami thotë se rruga për të ndalur shkuarjen në Siri është që institucionet e shtetit, duke filluar nga Presidenca, Qeveria, komunat dhe shoqëria civile, urgjentisht të ndërmarrin hapa të nevojshme që femrës, por edhe të rinjve, t’iu sigurohet një jetë minimale dhe të mos marrin rrugën e pakthim drejt vdekjes së sigurt duke shkuar në ISIS apo në “Al Nusra”. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...