Gratë e moshuara që duken të reja kanë një karakteristikë të përbashkët: Shkenca zbulon arsyen

PUBLIKUAR

Një tipar i përbashkët që i bën të duken më të reja

Gratë e reja kanë më shumë gjasa të jetojnë deri në një moshë të pjekur sesa gratë e së njëjtës moshë që duken më të vjetra dhe kanë më shumë rrudha.

Kështu pohojnë shkencëtarët nga Baltimora të Universitetit Johns Hopkins, pas kryerjes së hulumtimeve në të cilat ata kërkuan arsyet për plakje më të ngadaltë dhe më të shpejtë.

Duke analizuar pamjen e rrudhave, lëkurën e fytyrës dhe gjendjen shëndetësore të të anketuarave me një moshë mesatare rreth 63 vjeç, ata zbuluan se gratë që janë më pak të prira ndaj sëmundjeve kardiovaskulare duken të paktën dy vjet më të reja se moshataret e tyre që janë të ndjeshme ndaj sëmundjeve të lartpërmendura.

“Ne konkluduam se femrat e reja në përgjithësi nuk kanë probleme me tensionin e lartë, gjë që i bën ato më rezistuese ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe mundësisë për të pasur atak në zemër,” theksoi Dr. Dejvid Grin, anëtar i ekipit kërkimor, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, për herë të parë është gjetur një lidhje mes presionit të ulët të gjakut dhe pamjes rinore, e cila varet në një masë të madhe nga një mënyrë jetese e shëndetshme.

Një mënyrë e shëndetshme jetese, për këtë arsye, duhet të bëhet një domosdoshmëri për çdo person të rritur, veçanërisht për shkak të tensionit të lartë të gjakut, i njohur si ‘vrasësi i heshtur’, pasi nuk jep simptoma të dukshme që do të mundësonin reagimin në kohë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Alergjitë dhe stina e lindjes: A tregon sezoni i vitit rrezikun për probleme alergjike?

Stina e vitit në të cilën lindim nuk është vetëm një fakt i rastësishëm...

Pse është mirë të bisedosh me vetveten – sekreti i vogël i mendjes së qetë

Ekspertët konsiderojnë që çdo personi i është e domosdoshme “biseda me vetveten” dhe vendosja...

Mos u digjni nga pakujdesia: Gjashtë gabime që e bëjnë të kotë sprejin kundër diellit

Dermatologët shpjegojnë pse vetëm spërkatja nuk mjafton dhe si ta përdorni sprejin me SPF...