Gratë deputete “bllok” edhe presidentes

PUBLIKUAR

Gratë deputete të opozitës nuk do ta lejojnë mbajtjen e fjalimit vjetor të presidentes Atifete Jahjaga të paralajmëruar për 17 dhjetor, duke thënë se nuk do të lëvizin nga pozicionet e tyre, pavarësisht faktit se në krye të institucionit më të lartë në vend është një femër.

Shqipe Pantina, deputetja e partisë më të madhe opozitare (Lëvizja “Vetëvendosje”), thotë për “Zërin” se fakti që është grua, nuk i jep më shumë kredibilitet presidentes Jahjaga për institucionin që e përfaqëson.

Megjithatë, Pantina thotë se opozita ende nuk ka marrë vendim se si do të veprojë me seancën, kur pritet të raportojë presidentja.

“Ne ende nuk kemi marrë vendim, por fakti që ajo është femër nuk na bën që të jemi më të ndjeshme, por as më radikale ndaj saj, sepse ne e bllokojmë institucionin e presidencës të cilën ajo e udhëheq”, ka thënë Pantina.

Sipas saj, Albulena Haxhiut dhe Donika Kadaj – Bujupi janë arrestuar, pavarësisht faktit se janë gra deputete. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...